Paris Saint-Germaini është i vetëdijshëm se mund ta humbasë Kylian Mbappen gjatë verës që vjen.
Ylli francez pritet të përfundojë në Real Madrid si lojtar i lirë pasi do t’i skadojë kontrata me parisienët, shkruan “Gazeta Express”.
Dhe, gazetari italian Fabrizio Romano raporton se gjiganti francez e ka zgjedhur Marcus Rashfordin si zëvendësues ideal të kampionit të botës me Francën.
Sulmuesi i Manchester United do t’i japë fund eksperiencës në “Old Trafford” dhe ai mund të përfundojë në “Parkun e Princave”.
Gjithashtu, edhe Cristiano Ronaldo mund të përfundojë në Paris nëse “Djajtë e Kuq” nuk arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.
Nga ana e tij, Mbappe nuk dëshiron ta vazhdojë kontratën me PSG-në, ndërsa e sheh të ardhmen e tij në “Santiago Bernabeu”.