Paris Saint-Germain është shpallur kampion në Kupën e Francës pas fitores 3-0 ndaj Reims.
Ishte Barcola ai që shënoi dy gola për tre minuta, përkatësisht në minutat 16 dhe 19.
Ndërsa, golin përfundimtar në takim e shënoi Hakimi në minutën e 43-të, pas asistimit të Barcolës, njofton Klankosova.tv.
PSG-ja është shpallur kampion edhe në League 1, ndërsa është në finale të Champions League, ku do të ballafaqohet me Interin.