Secili klub evropian do ta donte në ekipin e tij Robert Lewandoëskin.
Sulmuesi polak vendosi të largohej përfundimisht nga Bayern Munichu edhe pse ka kontratë edhe një vit me gjigantin bavarez.
Të gjithë e shohin atë gjithnjë e më afër transferimit në Barcelonë.
Mirëpo, në orët e fundit është ngritur një pistë tjetër.
Bëhet fjalë për Paris Saint-Germainin.
Sipas “Santi_J_FM”, parisienët e ëndërrojnë një treshe të frikshme të sulmit për sezonin e ardhshëm.
Më saktësisht, sheikët arabë duan ta kenë në sulm në edicionin 2022/23 treshen Mbappe-Messi-Lewandowski, ndërsa braziliani Neymar pritet të largohet nga Parisi gjatë kësaj vere.
PSG-ja synon ta fitojë Championsin pasi dominoi qe një dekadë në Ligue 1.