Paris Saint-Germaini i ka ofruar 100 milionë euro për Kvicha Kvaratskhelian, sipas gazetarit Gianluca Di Marzio.
Kampionët francezë janë vënë dëshpërimisht në kërkim të një ylli pas largimit të Kylian Mbappe.
Madje interesimin e parisienëve për gjeorgjianin e ka konfirmuar edhe agjenti i tij, Mamuka.
“Ka interesim dhe ofertë nga PSG-ja, gjithçka varet nga vendimi i Napolit dhe presidentit të tij”.