Paris Saint-Germain është gjysmëfinalist i Ligës së Kampionëve pasi ka eliminuar Aston Villën me rezultat total 5:4.
Villa fitoi ndeshjen e kthimit 3:2, por rezultati 3:1 në takimin e parë ia siguroi kualifikimin kampionit francez.
Ata në gjysmëfinale do të luajnë ose me Arsenalin, ose me Real Madridin.