PSG ka hyrë seriozisht në garë për transferimin e Victor Osimhen, duke vështirësuar planet e Atlético Madrid dhe Bayern Munchen.
Sulmuesi nigerian, aktualisht te Galatasaray, konsiderohet një nga “9”-shat më të kërkuar në Evropë. Me forcën fizike, shpejtësinë dhe instinktin për gol, ai është objektiv kryesor për disa gjigantë evropianë.
Trajneri Luis Enrique e sheh Osimhen si përforcimin ideal për repartin ofensiv të PSG-së dhe klubi francez ka fuqinë financiare për të realizuar një transferim të madh verën e ardhshme.
Interesimi i PSG-së ka shqetësuar Atlético Madridin, që tashmë përballet me konkurrencë të fortë në betejën për firmën e sulmuesit 27-vjeçar. Vera pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Osimhen.






