-9.9 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

PSG gati ta shesë që tani Kylian Mbappenë, kjo është shuma që kërkon Al Khelaifi

- Advertisement -

Pasi njoftoi se nuk do të rinovojë me Paris Saint-Germain përtej 30 qershorit 2024, kur i përfundon kontrata aktuale, Kylian Mbappé është rikthyer në kryefjalën e merkatos së verës, pasi PSG është i interesuar për ta shitur që tani, për të mos e humbur me parametër zero pas një viti.

Gjatë orëve të fundit, është zbuluar shuma që kërkon të arkëtojë skuadra pariziene nga shitja e kartonit të sulmuesit 24-vjeçar.

Sipas ESPN, PSG është gati të dëgjojë oferta duke filluar nga 150 milionë euro. Kjo do të ishte shuma për të cilën PSG do të thoshte “po”, si e keqja më e vogël, duke pasur parasysh mundësinë që ai të largohet në qershor 2024 si lojtar i lirë.

Megjithatë, shuma e përmendur mund të jetë pak më e lartë në rast se Reali i Madridit është i interesuar ta blejë këtë verë Mbappénë, sepse marrëdhëniet mes bardhezinjve dhe parizienëve nuk janë të mira.

Sipas “Le Parisien”, dëshira e sulmuesit francez është t’i bashkohet Realit, duke përjashtuar opsionet e tjera.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit