Paris Saint-Germain po përgatit një ofertë prej 120 milionë eurosh për të transferuar gjatë verës së këtij viti sulmuesin nigerian, Victor Osimhen.
Osimhen sivjet ka shpërthyer me 17 gola dhe 6 asistime, duke u kthyer në objektivin kryesor të Luis Enriques për repartin ofensiv.
Klubi turk kërkon rreth 150 milionë euro, por PSG shpreson që oferta e majme do të mjaftojë për të nisur negociatat.
Në garë për sulmuesin përmendet edhe Atletico Madrid, por francezët duken në “pole position” falë fuqisë financiare.






