-4.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

PSG fiton ndaj Nantes, Mbappe hyn si rezervist dhe shënon

- Advertisement -

Paris Saint-Germain ka shënuar fitoren e radhës në Ligue 1.

Kampioni në fuqi i Francës triumfoi në udhëtim pastër 0:2 ndaj Nantes në kuadër të javës së 22-të në elitën e futbollit francez.

PSG e nisi ndeshjen pa yllin kryesor, Kylian Mbappe, i cili e ngrohu bankën rezervë.

Ky i fundit njoftoi ditë më parë se do të largohet nga “Parku i Princave” në fund të këtij edicioni.

Lucas Hernandez kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 60-të të ndeshjes.

Dy minuta më pas, Kylian Mbappe u inkuadrua në lojë, teksa në minutën e 78-të shënon gol nga penalltia.

Me këtë fitore, PSG shkon në kuotën e 53 pikëve në vendin e parë, 14 më shumë se Nice në vendin e dytë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit