Paris Saint-Germain e ka fituar Kupën e Francës.
Pasi e fituan titullin e kampionit, parisienët triumfuan sonte në finale të Kupës së Francës, duke e mposhtur 1:2 Lyonin.
Dembele kaloi PSG-në në epërsi në minutën e 22-të, para se Fabian Ruiz të dyfishonte epërsinë 12 minuta më pas.
Lyoni arriti të ngushtonte epërsinë me golin e O’Brien në minutën e 55-të, megjithatë nuk arritën që të shënonin edhe golin e barazimit.
Kësisoj, Paris Saint-Germain e mbyll sezonin me dy trofe të fituar.
Njëherit, kjo ishte ndeshja e fundit e Kylian Mbappe, që e mbylli aventurën me skuadrën nga “Parku i Princave” me trofe.