21 C
New York
Thursday, October 2, 2025

Buy now

PSG fiton me përmbysje ndaj Barcelonës, përsëri natë me shumë gola në Champions

- Advertisement -

Paris Saint-Germaini ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Barcelonës në kuadër të rrehtit të dytë të Ligës së Kampionëve.

Në minutën e 19-të Marcus Rashford bëri një asistim perfekt te Ferran Torres I cili nuk gaboi duke e çuar topin në rrjetë për rezultatin 1-0.

Mysafirët u kundërpërgjigjën në minutën e 38-të duke barazuar rezultatin përmes Senny Mayulus i cili realizoi për 1-1 pas një asistimi të bukur nga Nuno Mendes.

Kampioni në fuqi i Evropës ia doli të shënojë në minutën e 92-të përmes Goncalo Ramos i cili e çoi në rrjetë topin e dhuruar nga Achraf Hakimi për 2-1.

Ndërkohë rezultatet e natës së sotme në Champions janë këto:

AS Monacno – Manchester City 2:2

Arsenal – Olympiacos 1:0

Bayer Leverkusen – PSV Eindhoven 1:1

Borussia Dortmund – Athletic Club 4:1

Napoli – Sporting CP 2:1

Villarreal – Juventus 2:2

 

Të ngjashme

Të fundit