Paris Saint Germain ka mposhtur skuadrën e Troyes.
PSG vazhdon me fitore, pasi mposhti 4:3 skuadrën e Troyes, në kuadër të Ligue 1.
Ndeshjen më mirë e filluan Troyes, pasi realizuan menjëherë në minutën e 3` të ndeshjes me anë të Baldes.
Përveç golit, mysafirët kërkonin edhe dyfishimin e epërsisë të cilën në pjesën e parë nuk e arritën.
Mirëpo, Paris Saint Germain arritën të barazojnë shifrat, më anë të Carlos Soler, në minutën e 24`.
Pjesa e dytë ishte edhe më e zjarrtë, pasi u shënuan shumë gola.
Mysafirët arritën të marrin sërish epërsinë, pas golit të Balde, në minutën e 52` të ndeshjes.
Gëzimi i tyre nuk zgjati, pasi në minutën e 55` Leo Messi shënoi një supergol, pas asistimit nga Sergio Ramos.
Epërsinë parisienëve ia dhuroi Neymar, pas asistimit të bukur të Messit, në minutën e 62`.
Në listën e golashënuesve nuk kishte se si të mungonte Kylian Mbappe, i cili i saktë u tregua nga pika e bardhë, në minutën e 76`.
Për rezultatin final 4:3 u përkujdes Palaversa, i cili ngushtoi epërsinë e PSG-së ndaj Troyes.
Më këtë fitore kampioni ka 35 pikë në vendin e parë, kurse Troyes ka 13 në pozitën e 11.