Paris Saint Germain (PSG) ka arritur fitore të thellë ndaj Clermont Foot.
5:0 ishte fitorja e parë e këtij edicioni për ekipi parisien.
Gjatë gjithë takimit ishin lojtarët e PSG-së që e dominuan lojën.
Në këtë ndeshje shkëlqyen Neymar Jr (me gol dhe tri asistime) dhe Leo Messi (me dy gola e një asistim).
Serinë e golave e hapi anësori brazilian, i cili shënoi në minutën e 9`.
Në të 26` ishte Achraf Hakimi që dyfishoi epërsinë e parisienëve.
Për 3:0 u përkujdes Marquinhos në minutën e 39` të ndeshjes.
Pjesa e parë u mbyll me atë rezultat.
Edhe në 45 minutat e tjerë ndeshje më të mirë zhvilluan mysafirët.
Ata krijuan disa raste për gol, por ishte vetëm Messi që shënoi dy herë.
Njërin gol e shënoi në minutën e 80` dhe në të 86` një supergol.
Kështu me fitore 5:0, ekipi parisien arkëton pikët e plota në ndeshjen e parë në Ligue 1.