-8.5 C
New York
Monday, February 9, 2026

Buy now

PSG e “shkatërron” Marseille në klasiken franceze

- Advertisement -

Paris Saint-Germain është treguar i pamëshirshëm ndaj rivalit francez Marseille, në kuadër të xhiros së 21-të në Ligue 1.

“Parisienët” triumfuan me rezultat të thellë 5-0, ku dominuan në të gjitha aspektet.

Ousmane Dembele përfitoi nga asistimi i Nuno Mendes për ta zhbllokuar rezultatin (12’).

Francezi pastaj edhe dyfishoi epërsinë pas asistimit të Mayulus (37’).

PSG-ja vazhdoi të dominojë ndërsa golin e tretë e gjeti përmes autogolit të Medinas, i cili tentoi ta largonte topin por e vendosi brenda rrjetës (64’).

Vetëm dy minuta më vonë, Khvicha Kvarastkhelia bashkëpunoi me Ousmane Dembele për ta dërguar rezultatin në 4-0.

Ndërkohë, fitoren e vulosi Lee Kang-in pas asistimit të Mayulus (74’).

PSG-ja me këtë fitore rimerr kreun e Ligue 1 me 51 pikë ndërsa Marseille zë pozitën e katërt me 39 sosh.

Të ngjashme

Të fundit