-1.1 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

PSG e shkatërron Lillen e Zhegroves, ia shënon shtatë gola

- Advertisement -

Paris Saint-Germain ka dhuruar spektakël në ndeshjen kundër Lille.

Skuadra e PSG ka shënuar një fitore të thellë në udhëtim kundër Lille, me rezultatin 1:7.

Parisienët shënuan qysh në aksionin e parë, me Kylian Mbappe që bëri historinë me golin më të shpejtë në Ligue 1, duke gjetur golin pas tetë sekondave. Ai u asistua nga Messi.

Leo Messi ishte protagonist edhe në minutën e 27’, kësaj radhe në rolin e golashënuesit, i asistuar nga Nuno Mendes.

PSG gjeti edhe dy herë golin deri në fundin e pjesës së parë, një herë me Hakimi në minutën e 39’ dhe një herë me Neymar në minutën e 43’.

Braziliani gjeti golin edhe në minutën e 52’, për të çuar shifrat në 0:5.

Lille do të reagonte pas dy minutave, me Bamba që shënoi për vendasit, por PSG tha fjalën e fundit, duke shënuar me Mbappe në minutat 66′ dhe 87′, për të kompletuar het trikun.

PSG merr nëntë pikë në tri ndeshje, me një gol-diferencë 17:3. Lille mbetet me katër pikë në pozitën e 10. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit