Nuk mund të mungonte në eventin mondan më të pritur të vitit. Lewis Hamilton ishte mes protagonistëve të mëdhenj në “Met Gala”, mbrëmjen e mbledhjes së fondeve të organizuar në Metropolitan Museum të Neë York-ut nga e përjavshmja “Vogue America”.
Një festë ekskluzive, ku marrin pjesë 400 të ftuar çdo vit, dhe ku Sir Lewis u prezantua me një veshje të tërën të zezë, të ideuar nga Burberry. “Met Gala” ishte dhe rasti për të folur për Formula 1 dhe për programet e të ardhmes që e shikon të angazhuar me Ferrarin:
“Cfarë do të bëj pas garave? Për momentin, nuk mendoj asgjë, pasi dua të fitoj Botërorin e tetë ose të paktën të luftoj për këtë objektiv. Ka qenë e vështirë në këto vite, nuk mund të shkonte më keq. Natyrisht ne jemi në Formula 1 për të fituar dhe, kur nuk ia del, perspektiva ndryshon.
Aventura te Mercedesi ka qenë emocionuese, por nuk po ik pasi nuk jam i lumtur apo për problem raportesh. Më kanë mbështetur që kur isha 13 vjeç, e dua markën dhe personat që jetojnë aty. Kanë qenë me mua në të mirë dhe në të keq, por vjen një moment kur duhet të ndryshosh”.
Jo vetëm kaq, në prag të ndeshjes kundër Romës, Aurelio De Laurentiis është takuar me menaxherin dhe babanë e futbollistit për të folur për rinovimin e kontratës që skadon në vitin 2027.
Ideja e Napolit është ta vendosë në krye të renditjes së futbollistëve më të paguar. Negociatat pritet të vazhdojnë edhe në javët në vijim.
Në bisedimet e ditëve të fundit, De Laurentiis dhe përfaqësuesit e Kvaratskhelia kanë diskutuar gjithashtu mundësinë e futjes së një klauzole largimi në kontratën e re në stilin e Osimhenit.
Sulmuesi nigerian mund të largohet këtë verë për një shumë që varion nga 120 deri në 130 milionë euro.