“MetLife stadium” do të jetë arena mes dy skuadrae të mëdha të futbollit evropian, fituesit të sivjetmë të Champions League, Paris Saint Germain, dhe gjigantit Real Madrid.
Këto dyja skuadra do ta sfidojnë njëra tjetrën në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për klube.
PSG dhe “Los Blancos” do ta kërkojnë një biletë për në finalen e 13 korrikut, ku i pret skuadra angleze Chelsea.
Kjo ndeshje tejet interesante do të transmetohet drejtpërdrejtë nga ora 21:00