2.5 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

PSG e mohon se ofruan 250 milionë euro për Lamine Yamal

- Advertisement -

Paris Saint-Germain i ka mohuar spekulimet e fundit se kanë bërë një ofertë prej 250 milionë eurove verën e kaluar për sulmuesin e Barcelonës Lamine Yamal.

Enric Masim, që është këshilltari i Joan Laportas gjatë një interviste për “El Chiringuito” tha se “Presidenti tashmë e ka pranuar se ka refuzuar ofertën prej 250 milionë euro, asnjëherë s’e konsideruan. Erdhi nga PSG-ja”.

Sidoqoftë, PSG për “L’Equipe” e ka mohuar këtë lajm duke thënë “Një milion për qind e pasaktë”. Sipas tyre, ka qenë e pamundur për klubin të bënte një ofertë të tillë shkaku i gjendjes financiare.

PSG megjithatë konfirmoi se drejtori sportiv Luis Campos u interesua për situatën e spanjollit dhe që ka kontaktuar klubin, por që është normale ngase vëzhgojnë të gjithë lojtarët.

Yamal aktualisht po shërohet nga një lëndim që ka pësuar së fundmi te Barcelona dhe si pasojë i humbi dy ndeshjet e muajit nëntor me kombëtaren e Spanjës.

Anësori i djathtë ka qenë mahnitës deri me tani te Barcelona, duke zhvilluar 16 paraqitje në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, ku ka kontribuar me gjashtë gola dhe tetë asistime në proces.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit