-0.7 C
New York
Tuesday, January 14, 2025

Buy now

PSG dhe Napoli arrijnë marrëveshje për Kvaratskhelian

- Advertisement -

Paris Saint-Germain dhe Napoli thuhet se kanë arritur marrëveshje verbale për sulmuesin Khvicha Kvarastkhelia.

Ylli gjeorgjian është gati t’i bashkohet PSG-së, me të cilët është pajtuar në një kontratë pesëvjeçare, ku do të paguhet plot katër herë më shumë se ajo që fiton te Napoli.

Gazetari Fabrizio Romano dhe “Gazzetta dello Sport” raportojnë se drejtuesit e klubeve kanë arritur marrëveshje në vlerën e 70 milionë eurove.

Sipas Romanos, e tëra që mungon për ta finalizuar transferimin është “drita jeshile” nga presidentët e klubeve, me Aurelio de Laurentiis që zakonisht është i vështirë për të negociuar.

Kvara i kishte thënë “po” PSG-së edhe verën e kaluar mirëpo ishte trajneri Antonio Conte që e bllokoi lëvizjen e tij për në Francë.

Kvaratskhelia ka shënuar pesë gola dhe kontribuar me tre asistime në 19 paraqitje për këtë sezon.

Ai iu bashkua për vetëm 13 milionë euro nga Dinamo Batumi në verën e vitit 2022, duke kontribuar në titullin e parë të skuadrës italiane në 33 vite.

Napoli gjithashtu po vlerëson disa pasues si Alejandro Garnachon e Man Unitedin, Federico Chiesan e Liverpoolit, Timo Werner e Tottenhamit si dhe yllin e Kosovës Edon Zhegrova.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit