PSG ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te Lille, në kuadër të xhiros së 23-të në Ligue 1.
“Parisienët” triumfuan me rezultat 1 – 5, shkruan lajmi.net.
Danilo i dha epërsinë mysafirëve pas vetëm 10 minuta lojë, ku përfitoi nga një gabim trashanik i portierit vendas (10′).
Ndërkohë, ishte Botman që barazoi rezultatin duke shënuar gol të bukur pas një asistimi të mrekullueshëm të Ben Arfa (28′).
Mirëpo, vetëm katër minuta më vonë, Kimpembe shënoi pas një asistimi të Lionel Messit (32′).
Argjentinasi gjeti golin vetëm gjashtë minuta më vonë, duke përfituar nga një gabim në mbrojtje dhe shënuar nga afërsia (38′).
PSG vazhdoi me këtë dominim edhe në pjesën e dytë, ku shënuan edhe dy herë tjera. Ishte sërish Danilo, veçse këtë herë realizoi eurogol nga distanca (51′).
Fitoren e mysafirëve e vulosi Kylian Mbappe me një super goditje, që la të shtangur portierin (67′).
Ndërkohë, te Lille, ylli i Kosovës, Edon Zhegrova hyri në lojë në minutën e 86-të, duke zhvilluar vetëm gjashtë minuta dhe ndihmuar në ndërtimin e një aksioni, që fatkeqësisht nuk përfundoi në rrjetë.
Me këtë fitore, PSG ngrit distancën në kreun e tabelës me 56 pikë, derisa Lille qëndron në pozitën e 11-të me 32 sosh.