Home Sport PSG bind ndaj Lens dhe shkëputet më tej drejt titullit

PSG bind ndaj Lens dhe shkëputet më tej drejt titullit

0
PSG bind ndaj Lens dhe shkëputet më tej drejt titullit

Paris Saint-Germain bind ndaj Lens dhe shkëputet më tej drejt titullit të Ligue 1.

Vendasit fituan me rezultatin 3-1 ndaj Lens-it të vendit të dytë, por me këta të fundit që luajtën që nga minuta e 19’ me një lojtar më pak, pasi Abdul Samed doli me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Hakimit.

PSG diktoi ritmin e sfidës, ndërsa golin e parë e gjeti pas 31 minutave lojë me Mbappe. Vetëm 6 minuta më pas Vitinha do të realizonte golin e dytë për ekipin e tij.

Ndërsa në minutën e 30’ Messi realizoi golin e tretë dhe të fundit për ekipin e parizienëve.

Nga ana tjetër Lens e gjeti rrugën drejt rrjetës vetëm një herë dhe atë në minutën e 60’ me Frankoëskin që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Pas javës së 31-të të Ligue 1, PSG kryeson e qetë me 72 pikë, teksa Lens renditet në vend të dytë me 63 pikë.

Exit mobile version