Ai nuk dha përgjigje të drejtpërdrejtë lidhur me kandidaturën, por foli për rëndësinë e sigurimit të numrave të mjaftueshëm në Kuvend për të shmangur dështimin e procesit të votimit.
“Duhet t’i kemi 80 veta që qëndrojnë në sallë dhe votojnë minimalisht. Nuk mund të shkojmë me 80 në votim, sepse po doli 79 në fund, shkojmë automatikisht në zgjedhje. E kemi prioritet absolut, në situatën aktuale politike, evitimin e zgjedhjeve. Duhet të sigurohemi që jo t’i kemi 80, por 84 ose 85 dhe për këtë po bëhet beteja me këto komunikime dhe takime që po i zhvillojmë.






