22.4 C
New York
Tuesday, September 30, 2025

Buy now

Pse vendosi t’i bashkohet UÇK-së? Rrëfimi i snajperistit amerikano-gjerman (Video)

- Advertisement -

Ka një përvojë të gjatë në fushëbeteja.

Me ushtrinë amerikane ai ishte i përfshirë me misione në Kore, Panama, Honduras si dhe në vende të tjera.

Amerikano-gjermani, Micheal Valter Spath, ishte në dijeni se çfarë po mizorish po ndodhnin edhe në Ballkan gjatë viteve të 90-ta.

Në një moment ai vendosi t’i kap armët sërish dhe t’i dalë në ndihmë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë shërbimit tim në ushtrinë amerikane pata shumë njohuri rreth asaj që ndodhte në luftërat e Kroacisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. Ishin luftëra të tmerrshme që zgjatën për vite me radhë. Jam rritur në Gjermani dhe aty kam parë nga afër kontributin e madh të shqiptarëve në rindërtimin e vendit. Kur shpërtheu lufta në Kosovë, disa shqiptarë më pyetën nëse mund të bëja diçka për të ndihmuar. Unë tashmë kisha qenë i përfshirë në disa konflikte – në Kore, Honduras e Panama – dhe e dija sa e shëmtuar është lufta. Nuk mund të qëndroja më duarkryq dhe vendosa të shkoja në Kosovë për të ndihmuar, tregon ai për  Tëvë1.

Ai shërbeu në vijën e frontit nën komandën e Agim Ramadanit.

Gjatë betejës kundër serbëve ai mbeti i plagosur dy herë, por shprehet krenar për suksesin që arritën në terren.

“Më pritën shumë mirë në Kosovë, sepse disa prej tyre e njihnin profilin tim. Natyrisht, ishte sfiduese, sepse Ushtria Çlirimtare e Kosovës atëherë nuk kishte shumë njerëz. Unë shërbeva si snajperist në vijën e frontit, nën komandën e Agim Ramadanit. Ai e analizonte me kujdes situatën në terren dhe ishte tepër profesional. Në atë betejë ia arritëm ta vëmë nën presion ushtrinë serbe, por edhe unë mbeta i plagosur. Nuk mund ta harroj faktin se kishim mbështetjen e SHBA-ve  dhe kjo shumë e rëndësishme”, shprehet Spath.

Spath ka disa fjalë edhe për Gjykatën Speciale ku po gjykohen për krime lufte ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Askush nuk e kishte menduar se njerëzit tanë do të përfundonin në burg mbi akuza të ngritura nga Dick Marty, të bazuara në raporte të ardhura nga Rusia dhe Serbia. “Shtëpia e Verdhë” nuk ka ekzistuar kurrë – kjo është vërtetuar shumë herë. Po ashtu, as tregtia me organe nuk ka qenë asnjëherë e mundur; është provuar se nuk ka ndodhur, sepse nuk kishte asgjë për t’u marrë nga ata që kishin kaluar andej”, thotë ish- snjajperisti i UÇK-së.

Spath tregon se edhe sot e kësaj dite vazhdon të përballet me plagët e marra gjatë luftës, ndërsa ruan ende lidhje të ngushta me Kosovën.

Të ngjashme

Të fundit