Home Lajme Pse u zgjodh Ohri për takimin Kurti-Vuçiç? Përgjigjet Bujar Osmani

Pse u zgjodh Ohri për takimin Kurti-Vuçiç? Përgjigjet Bujar Osmani

0
Pse u zgjodh Ohri për takimin Kurti-Vuçiç? Përgjigjet Bujar Osmani

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha në një intervistë për Euronews Albania se arsyeja pse është zgjedhur Ohri për takimin Kurti-Vuçiç është dhe roli në skenën ndërkombëtare.

“Sot Maqedonia e Veriut është transformuar nga konsumues i stabilitetit në kontribuues i stabilitetit në rajon. Jemi anëtar i NATO-s, kryesojmë OSBE-në, kemi filluar bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kemi histori autentike të suksesshme të cilat na bëjnë të besueshëm që të jemi partnerë të SHBA-së dhe BE-së në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës” – u shpreh Osmani.

Ai shtoi se dialogu sot po mbahet në të njëjtat hapësira ku është mbajtur dialogu i Ohërit në vitin 2001, marrëveshja kjo të cilën, Osmani e cilësoi si më të suksesshmen në territorin e ish-Jugosllavisë, ndërmjetësuar nga Uashingtoni dhe Brukseli.

Exit mobile version