22.8 C
New York
Friday, June 6, 2025

Buy now

Pse u vodh figura e dyllit e Macron nga muzeu Grevin në Paris?

- Advertisement -

Aktivistët e Greenpeace vodhën statujën prej dylli të presidentit francez , Emmanuel Macron nga Muzeu Grevin të hënën dhe e vendosën atë përpara ambasadës ruse në Paris.

Sipas raportimeve, aktivistët fillimisht u paraqitën si turistë dhe punonjës të muzeut, para se ta vidhnin statujën, me vlerë 40 mijë euro, transmeton Klankosova.tv

Një burrë që e identifikoi veten si anëtar i Greenpeace kontaktoi muzeun për të marrë përgjegjësinë. Administrata e muzeut informoi menjëherë policinë.

Deklaratë nga Greenpeace

Aktivistët më pas e sollën statujën në ambasadën ruse, duke valëvitur pankarta dhe një banderolë ku shkruhej “Ukraina po digjet, biznesi vazhdon”.

Ata synonin të denonconin marrëdhëniet ekonomike të Francës me Rusinë, veçanërisht importet franceze të gazit nga Rusia.

Dy persona u arrestuan. Ende nuk dihet se kur figura e dyllit do të kthehet në Musee Grevin.

Të ngjashme

Të fundit