8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Pse u ngritën çmimet për të shkuar në haxhillëk? Flasin nga BIK-u

- Advertisement -

Falja e namazit është vetëm një nga obligimet që kanë besimtarët e fesë islame. Shtyllë e fesë konsiderohet edhe shkuarja në haxhillëk, obligim të cilin besimtarët duhet ta plotësojnë njëherë gjatë jetës.

Por, kostoja për këtë detyrim fetar mund të jetë e papërballueshme për disa qytetarë.

Sipas njoftimit të Bashkësisë Islame në Kosovë, çmimi për të shkuar në haxh këtë vit do të jetë 5700 euro.

Kreu i kësaj bashkësie fetare nuk deshi të prononcohet për T7, po një gjë të tillë e bëri nënkryetari i Bashkësisë Islame në Prishtinë  Jahir Beqiri.

Por, ky shprehet se haxhillëku është obligim vetëm për të pasurit.

Beqiri thotë se për këtë dallojnë agjendat, madje ai  tregon se çka përfshihet në çmimin që paguajnë kosovarët.

Fajtor ai lë edhe rritjen e çmimeve ne te gjithë botën, gjë që sipas tij ka ndodhur edhe në Arabinë Saudite.

Pikërisht çmimet e larta duket të jenë pengesë që një qytetar të mos udhëtojë drejt Mekës.

Se shifra prej 5 mijë eurosh është e papërballueshme pajtohet edhe ky qytetar.

Por, sa ishin shpenzimet më parë, kur ky qytetar kishte qenë në Mekë?

Ofertën e njëjtë ofron edhe Bashkësia Islame në Shqipëri, por çmimi aty është 800 euro me lirë, pra 4900 euro.

Çmimi të njëjtë si në Kosovë ofron Maqedonia.

Kurse çmimi më i lartë është në  Bosnje e Hercegovinë pasi që atje është 6000 euro.

Nga viti 2019, çmimet për këtë detyrim fetar në Kosovë janë ngritur për 1500 euro. /T7/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit