24.8 C
New York
Saturday, July 26, 2025

Buy now

Pse u largua nga presidentja Osmani, këshilltarja e afërt me VV-në?

- Advertisement -

Përmes një shkrimi në llogarinë e saj, Miftari ka treguar se nga sot nuk do të jetë më këshilltare e presidentes Osmani.

“Pas disa viteve të mrekullueshme duke punuar në vendin tim të lindjes, ka ardhë koha që unë të kthehem në shtëpi në Londër. Faleminderit presidentes inspiruese dhe të jashtëzakonshme.” – u shpreh ajo.

Afërsia me VV-në?

Në fakt, burime të Nacionales kanë treguar se ish-këshilltarja tashmë e presidentes Osmani, ka qenë e afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.

Posaçërisht, këto burime kanë treguar për afërsinë e saj me një prej personave më të fuqishëm brenda partisë në pushtet, Dejona Mihali.

Burimet i kanë thënë Nacionales se ajo ka pasur koordinim me Mihalin, madje më shumë se sa me pjesën tjetër të stafit.

Mihali ndërkohë, jo rrallëherë ka qenë pjesë e raportimeve për fuqine saj brenda VV-së, madje ishte akuzuar edhe për “kontroll” ndaj deputetëve të kësaj partie.

Për çka do të mbahet mend?

Si një zyrtare që ka mbajtur një pozitë kaq të rendesishme në po ashtu, një prej institucioneve më të rëndësishme në vend, Miftari mbahet mend dhe është raportuar tejmase, për sulmin që ia kishte bërë ambasadorit amerikan, Christopher Hill.

Krjet kjo, kishte ardhur pas një deklarate të ambasadorit Hill në lidhje me bambordimet e NATO-s, derisa Miftari, atëkohë këshilltare, e kishte akuzuar atë se po tenton ta rishkruajë historinë.

“Duket se ambasadori Hill ka vendosur të rishkruajë historinë… Ndërhyrja nuk ishte rezultat i ‘dështimit të diplomacisë’. Serbia me të vërtetë nuk duhet ta harrojë atë, pikërisht sepse ndodhi si përgjigje ndaj veprimeve të një regjimi brutal dhe gjenocidal.” – kishte shkruar ajo.

Deklaratat e saj ndaj aleatëve të vendit, nuk kishin përfunduar me kaq. Ajo u kishte reaguar ashpër Bashkimit Evropian e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi e kishin quajtur presidentin serb, Aleksandër Vuçiq – “konstruktiv”.

“Pavarësisht përpjekjeve për të “lustruar” të kaluarën e Aleksander Vuçiqit dhe për ta paraqitur atë si konstruktiv “ai [Vuçiqi] gjithmonë e zbulon veten e tij të vërtetë.” – kishte thënë ajo.

Ndërkohë, në një postim tjetër në rrjetin social Twitter, Miftari kishte konsideruar se presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e kryeparlamentari Glauk Konjufca, po e bëjnë historinë.

Të ngjashme

Të fundit