Për ata që dëshirojnë të shohin informacion më të saktë, gjendjen reale të lidhjes mund ta kontrollojnë te: Cilësimet (Settings) > Rreth telefonit (About phone) > Statusi SIM-it (SIM status), ku do të shihen vlerat e sinjalit të shprehura në decibel (dBm). Vlera rreth –65 dBm nënkupton sinjal të shkëlqyer, ndërsa nën –110 dBm tregon lidhje të dobët.