8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Pse “shkatërruesi i shtetit” u takua me të “zotin e një shpie budallësh?” Përgjigjet Haradinaj

- Advertisement -

Përballë Ilir Mirenës, ishte kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i vetmi lider nga opozita që i shkoi Kurtit sot në takim.

Mes pyetjesh që Haradinaj u përball nga Mirena, ishte edhe gjuha e përdorur nga Kurti dhe Haradinaj për njëri-tjetrin, ose dy partitë që udhëheqin (VV & AAK) për njëra tjetrën.

‘Shkatërruesi i shtetit’ siç e ilustron Vetëvendosja (Kurti) zotin Haradinaj, pra sot ishte në takim me të zotin e një ‘shtëpie budallësh’ – siç e ilustron Haradinaj – Vetëvendosjen.

“Shiko, prej dëshirës nuk besoj që Kurti na kish ftuar. Unë nuk mërzitna çka thotë VV. Se ma s’pari e di kush janë, edhe s’ua la mangu. A din si ai që çohet në mëngjes, thotë ‘qashtu iu koftë edhe juve’. Qysh e lypin ua kthej.

Telashja është pak ma ndryshe ku jemi sot. Nëse ka mobilizim të madh ndërkombëtar, nuk është problem më kush është Kurti po kush është Kosova o vëlla”, thotë Haradinaj.

Ai thotë se edhe më tutje qëndron prapa cilësimeve të tij, se qeverisja e VV-së është ‘një shpi budallësh’ dhe në dyshimet e tij të ngritura së fundmi publikisht se pse Kurti ishte i vetmi i burgosur që dha intervistë për media sa ishte në burgun e Serbisë.

“Kurti e kupton që duhet të bashkëpunojë me të gjithë, është proces ma i gjanë, nuk është proces vetëm i Vetëvendosjes dhe Kurtit, është proces i të gjithëve, është rajonal, botëror e global se këtu kemi të bëjmë edhe me NATO-në me sigurinë.

Kurti me qejf ndoshta nuk na kish ftu, po nuk është punë qejfi këtu. Në vendimet që ai me na ftu ne besoj që kanë ndikim edhe aleatët e sigurisë, janë cështje që janë ekipë, kush e bën dialogun? Amerika, Evropa, Kosova, Serbia pastaj roli i të tjerëve.

Nuk mundet Kurti ku janë gjithë këta akterë me peshë ai me nejtë vetëm”, thotë ai./Periskopi/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit