9 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

‘Pse se ndal gojën’, Linda Hakaj tregon se si u bullizua para se të humbte 60 kilogramë

- Advertisement -

Linda Hakaj ka një kohë që ka pësuar një ndryshim të madh në pamje e jashtme.

Ajo ka arritur të humbë plot 60 kilogramë të peshës së saj.

Edhe pas kësaj ajo është përballur me komenete negative nga ndjekësit që mban në rrjete sociale.

E ftuar në emisionin “Libero” në ATV, ajo ka treguar se është bullizuar shumë herë sidomos pas humbjes së madhe të peshës.

‘Faleminderit për pyetjen. Bravo. Shumë herë, bile së fundmi para një viti dy. Kjo puna e bullizmit shumë më vret sepse kemi fëmijë. Unë mendoj që asnjë fëmijë nuk duhet të jetë i bullizuar. Unë tashmë jam e rritur dhe nëse unë ndihem mirë nuk më pengon mendimi i tjetrit. Por, kisha pasur qejf me qenë pjesë e ndonjë kampanje e vetëdijësimit të njerëzit tanë, e sidomos femrave. Po e ceki femrave se gjithë ato mesazhe që kam marrë për shkak të punës së peshës. Kur kam qenë e plotë, a përse nuk po e ndal gojën, je bërë kështu je bërë ashtu’, u shpreh Linda.

Ajo shpjegoi për komentet e tmerrshme që ka marrë drejt vetes.

‘Pasi u operova e jam kthyer në peshë normale, më kishin shkruar në privat i paske ik hoxhës prej tabuti. Më ka ardhur interesant, si një femër, si një nënë mundet që të bëj një pyetje kur duhet të mendojë se ai ka fëmijë të vetin dhe si ishte ndjerë nëse do i thoshin fëmijës së vet. Në qoftë se se dikush e merr një iniciativë të tillë, do kisha qenë e para për vetëdijësimin e gjithë njerëzve që sa më pak me pas bulizëm të paktën tek gjeneratat e reja’, vazhdoi më tej këngëtarja e njohur.

Hakaj përndryshe prej vitesh është pjesë e estradës dhe gëzon fansa të shumtë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit