8.2 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Pse raporti baba-bijë është themelor

- Advertisement -

Dihet mirë se prindërit luajnë një rol themelor në jetën e secilit prej nesh. Që kur lindim, ata kujdesen për rritjen tonë, për edukimin tonë, na formojnë dhe na ndikojnë çdo ditë në mënyrë të pandërgjegjshme. Të jesh prind është një punë shumë e vështirë sepse gjendesh, krejt befas, para të papriturës. Dhe ju menjëherë ndiheni të përgjegjshëm sapo e gjeni veten përballë kësaj qenie të vogël, fryt i dashurisë mes dy njerëzve. Ne duhet të kujdesemi për të, ta mbrojmë atë dhe të përpiqemi të përcjellim  vlerat më të rëndësishme për ta bërë atë të lumtur dhe të qetë.

Dihet se nëna ka një rol themelor në rritjen e fëmijës së saj dhe ka shumë studime që konfirmojnë se që nga shtatzënia është e mundur të “ndikojë” fëmijën e ardhshëm. Përkundrazi, ka ende pak studime që flasin për ndikimin e figurës së babait në zhvillimin e fëmijës së tij.

Baballarët shpesh janë lënë në hije nga rritja e fëmijës së tyre, dhe asgjë nuk mund të jetë më e gabuar! Babai mishëron tek vajza, idenë dhe idealin e një njeriu që do të kërkojë në të ardhmen. Roli që babai ka në jetën e një vajze do të pasqyrohet në sjelljen e saj të ardhshme dhe në kërkimin e saj për miqësi dhe dashuri mashkullore.

Ka shumë plagë që mund të kemi, nëse nuk kemi patur një baba ose nëse ky i fundit definitivisht mungon. Nga pikëpamja psikologjike, roli negativ i një babai mund të ketë pasoja në anët e karakterit tonë, duke na shkaktuar pasiguri, mungesë vetëbesimi dhe besimi tek të tjerët, shkruan bota.al. Pra, prania e një babai në jetën tonë është thelbësore: na siguron dhe na sjell më afër botës mashkullore që nga mosha e hershme, duke e bërë atë më pak “të frikshme” dhe duke pranuar menjëherë dallimet e saj.

Për fat të mirë, shoqëria jonë po ndryshon dhe roli i babait nuk është më i shkëputur dhe i dedikuar për të punuar ashtu si dikur. Baballarët e sotëm janë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm dhe duan të kenë një rol themelor në rritjen e vajzës së tyre.

Ndër aspektet pozitive që mund të dalin nga një marrëdhënie e shkëlqyer midis babait dhe vajzës, janë marrëdhëniet tona të ardhshme romantike. Nëse ne kemi pasur një fëmijëri të lumtur pranë babait tonë, ne do të kërkojmë histori të qëndrueshme dashurie, sepse ne do të kërkojmë burra që na respektojnë dhe na duan, në të njëjtën mënyrë që na kanë dashur dhe na duan edhe prindërit tanë. Për më tepër, inkurajimi i vazhdueshëm që marrim nga babai ynë mund të na ndihmojë të formojmë karakterin tonë: sigurisht do të ndihemi të pranuara dhe të sigurta nëse kemi patur një “mbështetje” kaq të madhe.

Shkurtimisht, baballarët tanë janë shumë të çmuar dhe themelorë për t’u rritur në një mënyrë paqësore dhe të lumtur. Le të kujtojmë sa me fat jemi nëse kemi ose kemi pasur një figurë të mirë mashkullore nga ana jonë: është falë edhe atyre që sot ne jemi gratë që jemi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit