24.5 C
New York
Friday, August 15, 2025

Buy now

Pse portieri i Arsenalit, David Raya duket ndryshe nga viti 2018 – faji është te një dëmtim i tmerrshëm në hundë

- Advertisement -

David Raya është shndërruar në një nga transferimet më të suksesshme të Arsenalit. Fillimisht i ardhur në formë huazimi njëvjeçar nga Brentford, ai bindi drejtuesit e klubit me paraqitjet e tij dhe në verën e vitit 2024 u transferua përfundimisht në “Emirates” për 32 milionë euro.

Në sezonin 2023/24, portieri spanjoll regjistroi 41 paraqitje dhe e mbajti portën e paprekur plot 20 herë. Në edicionin pasues, ai e ngriti edhe më lart nivelin e lojës, duke u konfirmuar si një nga portierët më të mirë të Ligës Premier dhe një faktor vendimtar në kualifikimin e Arsenalit në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Por rruga e tij drejt majës nuk ka qenë aspak e lehtë, madje me një dëmtim të rëndë në hundë.

Dëmtimi i rëndë që ndryshoi gjithçka

Raya ka treguar forcë të jashtëzakonshme mendore për të kapërcyer një dëmtim serioz, të cilin e pësoi në vitin 2018 gjatë kohës që luante për Blackburn Rovers. Në një ndeshje kundër West Bromwich Albion, ai u përplas fort me sulmuesin Jay Rodriguez dhe pësoi një frakturë të rëndë të hundës.

Situata ishte aq serioze sa atij iu dha oksigjen në fushë dhe u transportua me urgjencë në spital. Trajneri i atëhershëm i Rovers, Tony Mowbray, e përshkroi dëmtimin si tronditës. “Kocka në majë të hundës ishte pothuajse shtyrë në kafkë. Hunda i varej fjalë për fjalë. Disa lojtarë nuk mund ta shikonin skenën – ishte shumë e rëndë”, deklaronte ai.

Rodriguez, i cili u përfshi pa dashje në përplasje, e pranoi se e kishte përjetuar keq momentin.

“Po ndiqja topin dhe u përpoqa t’i shmangesha, por e godita. Kur dëgjova se përfundoi në spital, ndjeva keqardhje të madhe”, deklaronte sulmuesi.

Rikthimi i shpejtë dhe vendosmëria

Megjithë ashpërsinë e dëmtimit, Raya vendosi të shtynte operacionin deri në fund të sezonit, në mënyrë që të mos humbiste ndeshje. Ai u rikthye në fushë vetëm dy javë pas incidentit, duke luajtur me një maskë mbrojtëse.

“Gjëra të tilla mund t’i ndodhin kujtdo. Nuk do të më bëjnë të ndryshoj mënyrën se si luaj”, deklaroi ai në atë kohë.

Vendosmëria dhe karakteri i fortë i ndihmuan të kapërcente jo vetëm atë dëmtim, por edhe të ndërtonte karrierën që e çoi deri te posti i portierit të parë te Arsenali, nën drejtimin e Mikel Artetës.

Të ngjashme

Të fundit