6.7 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

“Pse po bërtet”, “Kush o ka t’tutet”, “Nuk keni argument” – Përplasje ndërmjet Ermal Pandurit dhe Ganimete Musliut

- Advertisement -

Një përplasje mes deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu dhe moderatorit, Ermal Pandurit ka ndodhur sonte në emisionit “Debat Plus” në Dukagjin.

Musliu ishte duke debatuar me analistin Dibran Hoxha për politike e Lëvizjes Vetëvendosje, si parti politike dhe për guximin e tyre për të çarë diskursin.

Në këtë moment, deputetja Musliu ka thënë se “Lëvizja Vetëvendosje e ka gjuajtur Kuvendin me zollë”.

Moderatori Panduri e ka pyetur Musliun se “ku e ka gjuajtur VV-ja me zollë Kuvendin?”, duke e ndritur zërin.

Musliu ka mohuar për tu përgjigjur, duke e pyetur “pse po bërtet” , “kush o ka t’tutet”, gjithashtu duke i thënë mos mu drejto me at ton, përderisa Panduri ishte duke e përsëritur pyetjen “tregom të lutem ku e ka gjuajtur VV-ja Kuvendin me zollë?”

Në fund Musliu i është drejtuar Pandurit duke i thënë se “Nuk të përgjigjem sepse nuk e meriton përgjigjen me këtë castej dhe me këtë ton.”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit