Mbi ligjshmërinë dhe legjitimitetin e ndërhyrjes së NATO-s në sulmet nga 24 marsi 1999 deri më 9 qershor 1999 ndaj objektivave ushtarake dhe policore të RFJ-së:
Një shpjegim i shkurtër ndaj përpjekjes së z. Bosnitch dhe znj. Elma Ser Banda për të shtrembëruar rrjedhën e ngjarjeve dhe interpretimin e së drejtës ndërkombëtare.
Me fillimin e ndërhyrjeve agresive policore dhe ushtarake të Republikës Federale të Jugosllavisë (1998–1999) ndaj popullsisë civile shqiptare dhe vendbanimeve në Kosovë, duke shkaktuar ekzekutime, vrasje masive, masakra, spastrim etnik me qëllim gjenocidin, për të parandaluar atë që ndodhi në Bosnje dhe Hercegovinë, Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) zhvilloi një fushatë bombardimesh kundër Republikës Federale të Jugosllavisë (RFJ) nga 24 marsi 1999 deri më 9 qershor 1999.
RFJ kishte paraqitur padi kundër vendeve të NATO-s lidhur me ligjshmërinë e kësaj ndërmarrjeje ushtarake në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.
Raporti drejtuar Prokurorit të ICTY-së (Tribunali Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë), i përgatitur nga Komiteti i Shqyrtimit, përfundon se nuk kishte baza të mjaftueshme për të nisur procedura kundër atyre që ishin përgjegjës për fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër Jugosllavisë.
Kështu, Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë nuk i përkufizon veprimet ushtarake të NATO-s si të paligjshme.
Gjatë punës së tij, Komiteti ka trajtuar në mënyrë të detajuar çështjen e ligjshmërisë së bazës për përdorimin e forcës nga anëtarët e NATO-s kundër RFJ-së, pasi nëse një veprim i tillë do të ishte i paligjshëm, ai mund të përbënte një krim kundër paqes; dhe në këtë rast ICTY ka përfunduar se nuk ka juridiksion mbi këtë akt. (Shih paragrafët 30–34).
Paragrafi 91 i Raportit Përfundimtar drejtuar Prokurorit të Komitetit të themeluar për të Shqyrtuar Fushatën e Bombardimeve të NATO-s kundër Republikës Federale të Jugosllavisë përfundon se, mbi bazën e informacionit të disponueshëm, Komiteti rekomandon që OTP (Zyra e Prokurorit) të mos hapë asnjë hetim për fushatën e bombardimeve të NATO-s apo për incidentet që ndodhën gjatë fushatës.
Shprehja “ilegale, por legjitime”, e përdorur për të përshkruar ndërhyrjen humanitare të vitit 1999 në Kosovë, është përdorur nga studiues, analistë dhe komentues të ndryshëm, por lidhet veçanërisht me reflektimet e juristit britanik Richard Falk dhe ekspertëve të tjerë të së drejtës ndërkombëtare. Falk dhe të tjerë argumentuan se, ndonëse ndërhyrja u zhvillua pa autorizimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ajo ishte moralisht dhe politikisht e justifikuar për të parandaluar mizoritë humanitare dhe gjenocidin.
Bazuar në Raportin e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY), as ligjshmëria dhe as legjitimiteti i ndërhyrjes humanitare të NATO-s për të ndalur sulmet e forcave ushtarake dhe policore ndaj popullsisë civile të Kosovës nuk kontestohen.
***
Në kërkime dhe studime mbi shtete ose territore që kanë shpallur pavarësinë, por nuk janë pjesë e kuadrit ndërkombëtar ose anëtarë të OKB-së, këto raste shpesh trajtohen në mënyrë krahasuese ose holistike, duke anashkaluar historinë e brendshme dhe sfondin politik të brendshëm të rasteve në studim, si dhe trajtimin e tyre në të drejtën ndërkombëtare.
Në studimin “Unrecognized States: A Theory of Self-Determination and Foreign Influence”, autorë Kristy Buzard nga Universiteti Syracuse, Benjamin A. T. Graham nga Universiteti i Kalifornisë Jugore dhe Ben Horne nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego, vendet që kanë shpallur pavarësinë përshkruhen si të ndara/shkëputura nga e ashtuquajtura “tokë amë”.
Në rastin specifik të Republikës së Kosovës, përtej dëshmisë së qartë historike të pushtimit dhe aneksimit të hershëm ushtarak, administrativ dhe politik nga Mbretëria e Serbisë pas Kongresit të Berlinit (1878), përkatësisht Konferencës së Parisit (1918), Konferencës së Jaltës (1945), aneksimit kushtetues (1928), dhe veçanërisht pas shfuqizimit të Kushtetutës së vitit 1974 të RSFJ-së, vendimi i vitit 2010 i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë (një organ i OKB-së) ofron prova se Kosova përfaqëson hallkën përfundimtare në shpërbërjen e RSFJ-së. Prandaj, Kosova është pasardhëse e RSFJ-së dhe, rrjedhimisht, nuk ka ndodhur asnjë shkëputje nga Serbia, as nuk po zhvillohen negociata për shkëputje.
Me këtë kronologji historiko-juridike, bie hipoteza se e ashtuquajtura “mother land” e Republikës së Kosovës është Serbia.
Juridikisht, pas Konferencës së Jaltës (1945) dhe formimit të OKB-së (1948), Kosova doli nga procesi i shpërbërjes jo-konsensuale dhe të dhunshme të RSFJ-së, i cili filloi në vitin 1990 dhe përfundoi në vitin 1999, përkatësisht në vitin 2008 (pas shpalljes së pavarësisë të njohur ndërkombëtarisht—veç e veç nga shtetet njohëse).
Historikisht, Kosova, e banuar nga një shumicë etnike shqiptare, u shkëput me forcë përmes dhunës dhe pushtimit nga bërthama etno-politike dhe territoriale-kulturore shqiptare në vitin 1912 (Luftërat Ballkanike); 1918 (Konferenca e Versajës/Parisit); dhe 1921 (Lidhja e Kombeve).
Për ata që konsiderojnë se “mother land” ose “shteti prind” është Shqipëria, duhet të jetë e qartë se: Kosova nuk ka qenë kurrë pjesë e Shqipërisë nën kuadrin e Lidhjes së Kombeve apo nën Kartën e OKB-së, as nuk i ka ishte historikisht pjesë ndonjë shteti të organizuar si Shqipëri. Kosova i përkiste një sistemi organizimi administrativ (nën Perandorinë Osmane) me një shumicë të përqendruar shqiptare.
Duke qenë se znj. Elma Ser Banda dhe z. Bosnitch shqetësohen për standardet e dyfishta të Danimarkës kur bëhet fjalë për Kosovën, procesi i çlirimit dhe i njohjes së shtetit është ashtu siç ka deklaruar Presidenti Ahtisaari: “Portofoli i vjedhur i është kthyer pronarit!”
Ndërhyrja humanitare e NATOs i parapriu një angazhimi politik global, i cili u miratua nga të gjithë anëtarët e Kombeve të Bashkuara në Samitin Botëror të vitit 2005 për parandalimin e gjenocidit, krimeve të luftës, spastrimit etnik dhe krimeve kundër njerëzimit. Kur shteti nuk është i gatshëm ose i aftë ta bënte këtë, përgjegjësia kalont te bashkësia ndërkombëtare për të përdorur mjete diplomatike, humanitare dhe të tjera për t’i mbrojtur popullaten nën presion.
Kështu, Serbia ka humbur të gjitha të drejtat për të qeverisur mbi popullin e Kosovës dhe territorin e saj.
Prandaj çfarëdo tentimi për të krahasuar Danimarkën me Serbinë është sugjestive dhe e paqëndrueshme






