8.8 C
New York
Friday, February 28, 2025

Buy now

Pse nuk iu mundësua vizita Thaçit në Kosovë? Flasin nga Gjykata Speciale

- Advertisement -

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit i është refuzuar edhe kërkesa e dytë për vizitë humanitare në Kosovë nga gjyqtarja e procedurës paraprake, në rastin kundër administrimit të drejtësisë.

Në një përgjigje për Tëvë1, Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka thënë se pasi babai i Thaçi është liruar nga spitali dhe nuk ka ndonjë rrezik për jetë atëherë është marrë ky vendim pasi Thaçi nuk ka treguar arsye për lirimin e tij të përkohshëm.

“Z. Thaçi më 14 shkurt 2025 ka paraqitur kërkesë për lirim të përkohshëm për arsye humanitare. Duke balancuar të gjithë faktorët relevantë, duke përfshirë fazën e procedurës, akuzat me të cilat përballet z. Thaçi si dhe faktin se babai i z. Thaçi është liruar nga spitali dhe nuk ka asgjë që tregon se gjendja e tij shëndetësore është, në këtë moment, një krizë akute ose rrezik për jetën, gjyqtari i procedurës paraprake konstatoi se, në rrethanat aktuale, z. Thaçi nuk ka treguar arsye për lirimin e tij të përkohshëm”, thuhet në përgjigje.

Ndryshe, Thaçi kishte kërkuar përmes mbrojtjes së tij lirimin e tij të përkohshëm në Kosovë për një ditë në mënyrë që të iu mundësohet ta vizitojë babain e tij.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit