Moderatorja Einxhel Shkira gjithmonë është cilësuar si një nga vajzat më “hot” të ekranit në Shqipëri.
Ajo, u cilësua edhe si një nga konkurrentet më të forta të “Big Brother VIP”, ndërkaq jashtë mureve të asaj shtëpie, Einxhel shpesh është përballur me pyetje pikante nga fansat e saj, shkruan “Kosovarja”.
Einxhel Shkira jashtë shtëpisë, kishte treguar se pjesa më e madhe e pyetjeve që i vijnë në rrjete sociale kanë të bëjnë me seksin dhe virgjërinë, ndërkohë që këto janë informacione krejt personale.
“Çfarë rëndësie ka kjo, më duket pyetja më idiote në botë”, ka thënë Einxhel.