Shkruan: Besa Ismaili
Dje, ishte hera e parë që nuk përkujtova 1 tetorin me një postim. Ka kohë që pres, por dje po prisja të shihja së paku 10-15 studentë me ndonjë pankartë në protestë. Arsye për protestë ka me bollëk. Nuk ndodhi.
Edhe mosprotesta ka arsyet e veta me bollëk. Dhe ato mund të jenë nga më të
ndryshmet.
* Represioni: Qeveria mund të godas ashpër çdo formë mospajtimi, përfshirë aktivizmin studentor. Frika nga persekutimi ose dhuna mund t’i dekurajojë studentët që të shprehen kundër qeverisë.
* Mungesa e ndërgjegjësimit: studentët mund të jenë më pak të vetëdijshëm për çështjet politike dhe më pak të prirur për të marrë pjesë në aktivitete dhe protesta.
* Apatia: studentët edhe mund të ndihen të zhgënjyer me sistemin politik dhe besojnë se zërat e tyre nuk sjellin ndryshim, prandaj janë të demotivuar.
* Kooptimi: Pushteti mund të ketë joshur lëvizjet studentore duke ofruar privilegje ose përfitime në këmbim të heshtjes dhe respektimit çorraz të pushtetit.
* Përçarja: Disa lëvizje studentore mund të luftojnë për të fituar pushtet brenda, dhe pikërisht ndarjet e brendshme dhe mungesa e koordinimit mes vete i bën ata më të dobët dhe të papërfillshëm nga pushtetmbajtësit.
Natyrisht ka përjashtime dhe ka ende shumë studentë të përfshirë në mënyrë aktive në avokimin e ndryshimeve politike në vend dhe ndalimin e të këqijave që kanë vërshuar institucionet dhe hapësirën publike. Urimi im për 1 tetorin shkon vetëm për ta. Mos u dëshproni, as në 1997-tën nuk ishim aq shumë. Prandaj: Gëzuar 1 tetori Dita juaj, studentë të dashtun !