20.4 C
New York
Friday, May 9, 2025

Buy now

Pse ndodhi përçarja në koalicionin VLEN sipas Mehmetit?

- Advertisement -

Brenda koalicionit të partive shqiptare (VLEN) në Maqedoninë e Veriut që është pjesë e qeverisë, kanë filluar përçarjet.

Arben Taravari ,kryetar i Aleancës për Shqiptarët (ASH) në Maqedoninë e Veriut, ka dhënë indikacione për të dalë nga qeveria.
Situatën brenda këtij koalicioni e ka komentuar publicisti, Kim Mehmeti.

Ai ka treguar edhe shkaqet e këtyre pakënaqësive.

Mendoj se ka pakënaqësi në këtë VLEN-in, ajo është partia më e madhe dhe ka dhënë kontribut me të madh sa i përket votuesve. Mirëpo erdhi puna që edhe ai që ka pas një autobus votuesish si siç është Alternativa edhe ky njëjtë i ndanë pozitat dhe normalisht pakënaqësia vjen edhe nga poshtë. Unë besoj që kjo e ka detyrua që të gjej zgjidhje tjera. Unë besoj që kjo e ka detyrua të ndahet”, ka thënë ai në “Këndi i Kimit” në Tëvë1.

Mehmeti ka thënë se ky koalicion nuk ka pas parime e as vizion tjetër nga BDI.

Sipas tij, ndikimi i shqiptarëve në qeverinë e Maqedonisë së Veriut nuk ekziston.

Ai ka thënë se shqiptarët më shumë do të kishin ndikim po të mos ishin fare pjesë e qeverisë.

“Unë si shqiptar i Maqedonisë nuk kam dëgjuar se me çka VLENI do të jetë më e mirë se BDI. Cilën Maqedoni e do ai VLEN, cili është synimi i saj. Një vit kaloi, unë nuk dëgjova asnjë akuzë, as një vërejtje ndaj shtetit. Ndikimi i shqiptarëve në qeveri nuk ekziston. Besoj ,më shumë ndikim do të kishim të mos ishim këta në qeveri sepse atëherë e detyron të jetë më i ndjeshëm ndaj kritikave. Tani s’ka kritika ndaj maqedonëve, ne kritika i kemi ndaj njërit tjetrit”, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit