0.2 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Pse Lumir Abdixhiku nuk u ftua kësaj radhe në ShBA?

- Advertisement -

Kryetarët e partive opozitare të Kosovës, lideri i PDK-së Memli Krasniqi dhe ai i AAK-së Ramush Haradinaj po qëndrojnë në Washington me ftesë nga SHBA, raporton Scanner.

Por, ajo që po vërehet në këtë vizitë, atje mungon kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Nga partia e tij në SHBA u ftua ish-kryeministri Abdullah Hoti.

Në LDK nuk kanë treguar ndonjë arsye se pse në kë vizitë nuk është ftuar kryetari i LDK Lumir Abdixhiku por Abdullah Hoti i cili njësoj si kryetari i PDK-së dhe ai i AAK-së po takon zyrtarë të lartë amerikanë.

Pas takimeve që Memli Krasniqi dhe Ramush Haradinaj kanë pasur me Zëvendësndihmësin e Sekretarit të Shtetit, që është edhe i Dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, z.Gabriel Escobar, sot edhe ish-kryeministri Abdullah Hoti e ka takuar atë.

 

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02uUTART3G9yQSVA51T9MX2P6xh84vQRT8zQB9xMTjnyCZa1BURtf4a4krSfWurRLGl&id=100044325704635&sfnsn=mo&mibextid=RUbZ1f

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit