Disa ekspertë të stomatologjisë, thonë se larja e dhëmbëve dy herë në ditë nuk është gjithmonë e mirë.
Praveen Sharma, nga shkolla e stomatologjisë në Universitetin e Birminghamit, thotë se gjysma e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar do të kenë sëmundje të mishrave të dhëmbë si pasojë e këtij fenomeni.
Përveç vizitave të rregullta te dentisti, këto janë katër gjëra që shumë prej nesh aktualisht po gabojnë, të cilat nëse i ndryshojmë mund të përmirësojnë shëndetin e dhëmbëve tanë, sipas ekspertëve:
Larja e dhëmbëve një herë mirë është më mirë se dy herë shpejt
Është një nga urdhërimet e mëdha dentare – larja e dhëmbëve dy herë në ditë – dhe kjo është ajo që rekomandon NHS.
Por Dr Sharma thotë se çelësi i vërtetë është cilësia, jo sasia.
“Nëse mund të gjeni kohë, atëherë po, dy herë në ditë,” thotë ai. “Por është më mirë ta bëni një herë në ditë mirë sesa dy herë shpejt”.
Lani dhëmbët para mëngjesit, jo pas tij
Shumë njerëz i lajnë dhëmbët menjëherë pas ngrënies, por kjo mund të mos i bëjë asnjë nder smaltit tuaj.
Mos e shpëlani pas larjes së dhëmbëve
Nëse keni pështyrë, shpëlarë pas çdo larjeje, mund të duhet ta rimendoni hapin e fundit.
“Pështyni, por mos e shpëlani”, këshillon Sharma. Shpëlarja e gojës largon fluorin e përqendruar në pastën e dhëmbëve të mbetur.
Pasta e shtrenjtë e dhëmbëve nuk është më e mirë
Sipas Sharma, nuk ka shumë rëndësi se cilën markë zgjidhni, për sa kohë që përmban një përbërës kyç.
“Për sa kohë që pasta juaj e dhëmbëve ka fluor, nuk bën shumë ndryshim”, thotë ai, duke shtuar se ai tenton të blejë çfarëdo që është më e lirë ose në ofertë.
Fluori ndihmon në mbrojtjen e smaltit dhe parandalon prishjen, dhe kjo është ajo që ka vërtet rëndësi.






