Ai tha se tashmë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë barazuar, pasi që sot u mbajt mbledhja e dytë mes Kosovës dhe Maqedonisë së  Veriut, njësoj siç ka ndodhur me qeverinë e shtetit shqiptar brenda këtij mandati.

“Me Shqipërinë i kemi mbajtur dy mbledhje tashmë, jemi barazuar sepse mbajtëm të dytën edhe me Maqedoninë e Veriut. Jam shumë i gatshëm, i vullnetshëm dhe i interesuar që sa më parë të mbajmë edhe një mbledhje me Shqipërinë.

Përndryshe, 58 marrëveshje i kemi bërë me Shqipërinë në ato dy mbledhje dhe zbatimi i tyre pavarësisht se nuk kemi mbledhje të tretë këtë mandat ka shkuar jashtëzakonisht mirë dhe më mirë se sa në të gjitha mandatet e mëhershme”, tha Kurti