23.8 C
New York
Sunday, May 4, 2025

Buy now

Pse Kosova pësoi rënie në indeksin e lirisë së medias?

- Advertisement -

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, e ka cilësuar si shokues renditjen e Kosovës në indeksin e lirisë së shtypit, ku ka rënë për 24 vende nga viti i kaluar.

Rexha thotë se AGK-ja nuk ka pritur përmirësim në renditje, por as një rënie të nivelit prej 43 vendeve për dy vite.

“Me ato që ka ndodhur gjatë vitit të kaluar, prej raportit të fundit që del gjithë më datë 3 maj, në Ditën e Lirisë së Shtypit, nuk kemi pritur përmirësim të pozicionit të Kosovës. Nuk kemi pritur përmirësim – për shkak të asaj çfarë ka ndodhur në vitin e fundit. Por, është e vërtetë që jemi shokuar me rënien kaq të madhe. Nuk kemi pritur që do të ketë kaq rënie të madhe. Sepse shoku i madh ndodhi vitin e kaluar kur ishte -19 vende nga 56 në 75 dhe tash nga 75 në 99, që i bie për dy vite 43 vende është absolutisht shokuese e alarmuese, sidomos për një vend si Kosovës që për vite të tëra është mburrur që qëndron më mirë në rajon për lirinë e medieve, se Serbia e Shqipëria”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Arsyeja se pse Kosova pësoi këtë rënie në indeksin e lirisë së mediave e tregon edhe vetë raporti.

Për këtë Rexha i rëndit edhe ato nga më të rëndësishmet, ku e para theksohet ligji për KPM-në, e dyta pavarësia editoriale e RTK-së dhe gjuha karshi gazetarëve.

“Janë disa pjesë të raportit për të gjitha vendet shkurtimisht. Por, ata që i cek raporti dhe që janë më kryesor sipas neve është ligji për KPM-në. Në fillim thotë se është miratuar ligji kundërthënës për KPM-në, i cili kishte për qëllim minimin e pavarësisë së këtij institucioni kushtetues… Ligji për KPM-në është faktori kryesor, ndërsa i dyti është pavarësia e RTK-së. Aty përmendet pavarësia editoriale e RTK-së, që thuhet se është e kompromentuar nga partia në pushtet, e cila kjo është lehtësisht e verifikueshme… Faktori i tretë është gjuha – retorika e qeverisë së Kosovës, partive politike. Ka një fjali aty që thuhet se gazetarët hulumtues dhe kritikët e qeverisë quhen bashkëpunëtorë të armikut, ky është termi që përdor në raport”, deklaroi Rexha.

Kosova nga sot renditet e 99-a në botë nga 180 shtete në indeksin vjetor të 2025-s për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij. Në indeks, Kosova renditet më së keqi në raport me shtetet e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria renditet e 80-a, Mali i Zi i 37-i, Maqedonia e Veriut 42-ta, Bosnje e Hercegovina e 86-ta dhe Serbia e 96-a./teve1.info/

Të ngjashme

Të fundit