4.7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Pse Kim Kardashian po e mban sekret romancën e saj nga Kanye West?

- Advertisement -

Pas muajsh spekulime duket se Kim Kardashian tashmë është zyrtarisht duke shijuar një romancë me yllin e futbollit amerikan, Odell Beckham Jr.

Thashethemet për një lidhje mes tyre nisën të qarkullonin në muajin shtator, ky dyshja u fotografua në festën e organizuar pas “CFDA Awards”. Ndërkohë që gjatë gjithë kësaj kohe, Kim dhe Odell janë munduar të rrinë larg syrit të publikut, mirëpo javën e kaluar, dyshja është fotografuar teksa kanë mbërritur në festën e organizuar nga Jay Z, “pre-Grammy Awards”, në West Hollywood, duke konfirmuar kështu se janë në një lidhje.

Kim dhe Odell po shijojnë marrëdhënien e tyre serioze por ata kanë preferuar ta mbajnë atë sekret për shkak të marrëdhënieve të mëparëshme.

Përflitet se Kim dëshiron ta mbajë këtë lidhje sekret pasi nuk dëshiron të identifikohet si një personazh që ka prishur marrëdhënien e mëparëshme të Odell. Personazhi televiziv raportohet të ketë nisur romancën e saj me Odell vetëm pak kohë pasi 31-vjecari është ndarë nga e dashura e tij për një kohë të gjatë, Lauren Woods.

Lauren dhe Odell kanë një fëmijë 1-vjec, Zydn. Dyshja bëri publike ndarjen në muajin shtator, në të njëjtën kohë kur spekulimet mes tij dhe Kim nisën të qarkullonin por ende është e paqartë se kur përfundoi lidhja e tyre.

Nga ana jetër, ish bashkëshorti i Kim, Kanye njihet për shpërthimet e tij kundër romancave të Kim, kështu që kjo është një tjetër arsye pse Kardashian ka preferuar të mbajë sekret marrëdhënien e saj të re.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit