Kim Kardashian ka zgjedhur veshjen e saj për dimrin e acartë dhe përzgjedhja ka qenë një pallto gëzofi të shoqëruar me një kapele.
Pas publikimit të kësaj fotografie, shumë përdorues të rrjeteve sociale kanë akuzuar 43-vjecaren se është frymëzuar nga bashkëshortja e Kanye West, Bianca Censori.
Arkitektja 28-vjecare është fotografuar me këtë veshje në muajin Dhjetor gjatë një udhëtimi në Dubai së bashku me West, e cila kishte një kapele të ngjashme me atë që Kim ka shfaqur në rrjetet sociale.
Fansat pretendojnë se Kim ka vjedhur stilin e Bianca, pavarësisht se West është akuzuar vazhdimisht se ka zgjedhur një partnere që ka një ngjashmëri të madhe me ish-bashkëshorten e tij. Ai madje shpesh herë është akuzuar se ka zgjedhur thuajse të njëjtat veshje për Bianca që njëherë e një kohë i zgjidhte për Kim kur ishin të martuar së bashku.
“Mendova se kjo ishte Bianca“, ka komentuar një person në postimin e Kim.
“Kim nuk ke veshur ndonjëherë një kapele të tillë deri në momentin që Bianca filloi ta përdorte”, shkruan një tjetër.
Kjo nuk është hera e parë që Kim akuzohet se kopjon look-un e Bianca. Kim pozoi në kopertinën e revistës “CR Fashion Book”, ku u shfaq me flokë e prera si kurrë më parë. Ylli televiziv, dukej thuajse e ngjashme me “bashkëshorten” e re të Kanye West, Bianca Censori, teksa ka pozuar bardhë e zi për revistën e njohur.