22.9 C
New York
Thursday, July 10, 2025

Buy now

Pse Juventusi e dëshiron Granit Xhakën?

- Advertisement -

Ideja më e fundit për të forcuar mesfushën e Juventusit çon te Bayer Leverkusen, me Granit Xhakën i cili është në listën e Zonjës së Vjetër, ndërsa në dy sezonet e fundit ka treguar paraqitje të qëndrueshme dhe të lartë.

Lidhja e emrit të tij me Bianconerët fillimisht habiti, duke marrë parasysh moshën e tij. Kjo pasi Xhaka, do të mbushë 33 vjet në shtator.

Nënshkrimi i fundit i Juventusit mbi 30-vjeçar daton që nga ardhja e Angel Di Marias në verën e vitit 2022 — një periudhë që sot duket si një epokë tjetër futbolli, veçanërisht në Torino.

Por, pse Juventusi beson te Xhaka?

Së pari, sepse ai është një lojtar shumë i aftë dhe i besueshëm, me përvojë të gjerë ndërkombëtare: nga Baseli në Bayer Leverkusen dhe veçanërisht Arsenali, Xhaka ka luajtur dhe ka fituar në çdo fazë të karrierës së tij. Kjo e bën kandidaturën e tij ideale për të përforcuar mesfushën, e cila më pak se një vit më parë u mbush me investime të mëdha, por pa arritur rezultatet e pritura. Shembujt e fundit, Douglas Luiz dhe Teun Koopmeiners.

Nga ana tjetër, Xhaka vjen pas një sezoni pozitiv, një dëshmi e qëndrueshmërisë dhe jetëgjatësisë së tij si futbollist. Ai është gjithashtu i besueshëm fizikisht: ka luajtur 49 ndeshje në sezonin e fundit me Bayer Leverkusen, dhe mungesa e tij më e fundit daton nga shtatori 2021, kur ishte ende pjesë e Arsenalit — një rekord i vërtetë.

Gjithashtu, nga pikëpamja financiare, Xhaka është një opsion më i përballueshëm krahasuar me lojtarët e tjerë të profilit të ngjashëm dhe më të rinj, me të cilët Juventusi ka pasur negociata të thella në javët e fundit, si Florentino i Benficës dhe Hjulmand i Sportingut, të cilët kërkojnë të paktën 40 milionë euro investim.

Bayer Leverkusen ka vendosur çmimin për largimin e Granit Xhakës në 15 milionë euro, një shifër që konsiderohet e negociueshme, duke marrë parasysh negociatat e forta dhe dëshirën e lojtarit për një ndryshim ambienti.

Të ngjashme

Të fundit