Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, ka komentuar protestën e sotme në Tiranë, ku shumë qytetarë u mblodhën për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK’së që po mbahen tash e pesë vite në Hagë.
Thaçi, në emisionin Pressing në T7, deklaroi se protagonizmi i politikanëve në këto protesta “nuk u jep kurrfarë shije protestës”.
Ai gjithashtu bëri një krahasim, duke thënë se figura të rëndësishme të luftës, si Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj, nuk dalin përballë këtyre protestave, sepse, sipas tij, janë të kujdesshëm dhe të vetëdijshëm, pas përvojës që kanë kaluar në atë proces.
“…Drejtuesit e luftës në përgjegjësi penale, unë e konsideroj si dëm kombëtar, më pasoja për të gjithë kombin.
Protestat janë tërësisht të lejueshme. Protagonizmi i politikanëve në këto protesta nuk i jep kurrfarë shije këtyre protestave. Unë kam folur për zotëri Ahmetin, nuk është mirë për shkak se po të bësh një analistë korrekte: Pse Ramush Haradinaj, e Fatmir Limaj, figura që i kanë sjellë drejtësi të vërtet luftës nuk dalin ballë protestës, sepse ata janë të vetëdijshëm dhe të ndershëm dhe kanë kalu në atë proces, dhe janë shumë të kujdesshëm. Ky protagonizëm nuk bën”, përufndoi Thaçi.