31.5 C
New York
Tuesday, August 12, 2025

Buy now

Pse gratë e shkurtra janë më të kërkuarat në “OnlyFans”? 25-vjeçarja zbulon kërkesat e pazakonta nga ndjekësit

- Advertisement -

Një studim i ri nga “Supercreator” ka nxjerrë në pah se gratë me shtat të shkurtër kanë më shumë sukses në “OnlyFans”, duke fituar deri në 34% më shumë abonentë se ato më të gjata. Po ashtu, fansat e tyre shpenzojnë 30–45% më shumë për ndërveprime dhe qëndrojnë gati dyfishin e kohës në profil.

Shembulli më i spikatur është Erika Calabrese, 25 vjeçe nga Tampa e Floridës, e cila me gjatësi vetëm 1.22 metra ka arritur të ndërtojë një biznes që i sjell mbi gjashtë shifra të ardhura në muaj.

Me 809 mijë ndjekës në “Instagram”, ajo thotë se e ka kthyer shtatin e saj në një pikë force, duke thyer paragjykimet që lidhen me personat e shkurtër.

“Unë kisha dy mundësi: ta përdorja gjatësinë si avantazh ose të pranoja stereotipet e shoqërisë që njerëzit si unë janë thjesht objekt humori”, u shpreh ajo për “Jam Press”.

Edhe pse platforma është bërë gjithnjë e më konkurruese, Calabrese thekson se fitimet e saj vazhdojnë të jenë shumë mbi gjashtë shifra në muaj.

Suksesi i ka sjellë edhe kërkesa të pazakonta nga ndjekësit, si ftesa për udhëtime jashtë vendit, mesazhe nga “burra të famshëm të martuar” apo ftesa për festa universitare.

Pesë vite më parë, ajo punonte në një dyqan mobiliesh me një pagë prej vetëm 30 mijë dollarësh në vit.

Sot, ndonëse është krenare që ka frymëzuar të tjerë me shtat të shkurtër të provojnë “OnlyFans”, ajo shpreh shqetësim se mund të hasin të njëjtat paragjykime që ka përjetuar edhe vetë.

Të ngjashme

Të fundit