31.1 C
New York
Thursday, July 17, 2025

Buy now

Pse frigoriferi ka dritë, ndërsa ngrirësi jo? Ja çfarë thonë ekspertët

- Advertisement -

A jeni menduar ndonjëherë pse frigoriferi ndizet me dritë sapo e hapni, ndërsa ngrirësi, edhe pse është pjesë e të njëjtit pajisje, zakonisht nuk ka ndriçim të brendshëm?

Kjo pyetje që e bëjnë shumë njerëz ka marrë një përgjigje interesante nga profesori i ekonomisë në Universitetin e Cornell-it, Robert H. Frank. Sipas tij, arsyeja është më e thjeshtë se sa duket – është çështje kostoje dhe leverdie.

“Nuk ka dritë në ngrirës sepse raporti mes kostos dhe përfitimit nuk e justifikon. Instalimi i një drite në ngrirës ka një kosto të vazhdueshme, pavarësisht sa herë hapet. Përfitimi është që ju e gjeni më lehtë ushqimin, por meqë ngrirësi hapet shumë më rrallë se frigoriferi, kostoja nuk ja vlen krahasuar me leverdinë. Kështu, prodhuesit zgjedhin të kursejnë,” shpjegon profesori Frank.

Ai shton se gjithçka varet nga tregu, nëse konsumatorët tregojnë gatishmëri të paguajnë për këtë shtesë, atëherë prodhuesit mund ta përfshijnë edhe dritën në ngrirës, transmeton Telegrafi.

A mund të ndryshojë kjo?

Në fakt, ndryshimet teknologjike dhe rritja e standardit të jetesës kanë bërë që disa modele të reja frigoriferësh “premium” të kenë ndriçim të integruar edhe në pjesën e ngrirësit. Prodhuesit konkurrojnë vazhdimisht për t’u ofruar klientëve më shumë komoditet, nga raftet që rrëshqasin lehtë, te ndriçimi LED dhe sensorët inteligjentë.

“Sapo të ketë kërkesë, tregu do ta sjellë këtë opsion. Me rritjen e fuqisë blerëse, është vetëm çështje kohe kur shumica do të kërkojë edhe ndriçim në ngrirës, dhe prodhuesit do t’ua ofrojnë,” përfundon profesori Frank.

Sa shpesh duhet të hapet ngrirësi?

Ndërkohë, ekspertët e ruajtjes së ushqimit këshillojnë që ngrirësi të hapet sa më pak, që temperatura të mos luhatet dhe produktet të mos prishen nga ndryshimet e lagështisë dhe kristalizimi i akullit. Ndriçimi brenda nuk është domosdoshmëri, por një komoditet që, me gjasë, do të bëhet standard në të ardhmen.

A do ta blinit frigoriferin me dritë edhe në ngrirës?

Na tregoni mendimin tuaj! 

Të ngjashme

Të fundit