4.3 C
New York
Sunday, April 13, 2025

Buy now

Pse fëmijët qajnë në gjumë?

- Advertisement -

Qarja e fëmijëve gjatë gjumit është një fenomen i zakonshëm dhe ndodh për arsye të ndryshme, shumica prej të cilëve janë të natyrshme dhe të përkohshme.

Një nga arsyet kryesore është cikli i gjumit të fëmijëve, i cili është ndryshe nga ai i të rriturve. Ata kalojnë nëpër faza të shpejta të gjumit, ku mund të bëhen më të shqetësuar dhe të kenë ëndrra ose makthe që i çojnë në vaj. Kjo është pjesë normale e zhvillimit të tyre neurologjik.

Një arsye tjetër është nevoja e fëmijëve për të shprehur emocionet e tyre. Fëmijët ende nuk kanë aftësinë për të menaxhuar emocionet si të rriturit, dhe ndonjëherë mund të shqetësohen për diçka që ka ndodhur gjatë ditës, duke i çuar ata të qajnë edhe gjatë gjumit. Fëmijët mund të kenë edhe dhimbje të vogla, si nga dhëmbët që dalin ose dhimbje të tjera të vogla trupore, të cilat i bëjnë të shqetësohen dhe të qajnë.

Vaji i gjumit mund të jetë gjithashtu dhe formë e nevojës për rehatim ose për afërsinë me prindërit, që është ndjenjë e natyrshme e fëmijëve të vegjël. Kjo është një fazë kalimtare dhe zakonisht zhduket teksa ata rriten dhe zhvillohen më shumë në aspektin emocional dhe fizik.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit