Takimi i parë Depp i dhe Vlasova, ndodhi në gusht 2021 gjatë Festivalit të 55-të Ndërkombëtar të Filmit në Karlovy Vary. Ajo që i ka irrituar fansat e Depp është diferenca e madhe e moshës së çiftit. “33 vite mes të dyve janë shumë” kanë komentuar disa ndjekës dhe po ashtu kanë nënvizuar faktin që vajza e Depp, Lily-Ros, është më afër në moshë me Yulia-n.
Ndërkaq një burrë që pretendon se është punësuar si hetues privat gjatë gjyqit për shpifjen e Amber Heard dhe Johnny Depp, ka zbuluar disa nga dëshmitë që ka mbledhur gjatë hetimeve të tij. Paul Barresi thotë se ai u punësua nga avokatët e Amber Heard për të gjetur prova kundër Depp gjatë gjyqit të profilit të lartë.
Çështja gjyqësore u ngrit pasi Heard erdhi me akuza kundër Depp në një artikull për Washington Post në të cilin ajo përshkroi se ishte viktimë e abuzimit në familje. Pavarësisht se nuk e emëroi Depp në mënyrë eksplicite ai u konsiderua mjaftueshëm i identifikueshëm për të ngritur një çështje shpifjeje kundër Heard.